Monedha evropiane fiton pikë ndaj lekut, shtrenjtohen kreditë në euro
i stabilizuar në këto ditë të korrikut. Kështu në mesditën e të shtunës në tregun valutor të Tiranës një euro këmbehej në blerje me 136.3 lekë dhe në shitje me 136.8 lekë. Këto vlera janë rreth 3 lekë më pak se kursi zyrtar i këmbimit i fiksuar nga banka qendrore në mesditën e 9 korrikut. Sipas këtij kursi monedha evropiane euro vazhdon vlerësimin gradual në raport me lekun ndryshe nga se ndodh me monedhat e tjera të cilat kanë humbur pikë. Kjo ka ndodhur edhe me dollarin i cili sipas kursit zyrtar është këmbyer me 107.8 lekë, vlerë kjo pothuaj e njëjtë edhe për tregun e valutave të Tiranës. Por megjithë tendencat afatshkurtra ekspertët presin ndryshime të tjera në kursin e këmbimit veçanërisht për euron e cila ka pritshmërinë e vlerësimit për shkak të prurjeve të emigrantëve dhe ardhjeve të turistëve. Rritja e kuotave të monedhës së përbashkët evropiane sjell në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe shtrenjtim e kredive në euro për gjithë kredimarrësit. Edhe pse Banka e Shqipërisë iu ka bërë thirrje herë pas here shqiptarëve se kredia duhet të merret në monedhën vendase, zgjedhja e këtyre të fundit diktohet nga dy faktorë. Së pari bankat kreditojnë më lehtë në lek pasi në pjesën më të madhe të rasteve rrisin fitimet për shkak të kursit. Një tjetër problem është edhe fakti se kreditë afatgjata shërbejnë për blerjen e kapitaleve të paluajtshme, shtëpi, të cilat firmat e ndërtimit i shesin me euro.
Bursat evropianë, në progres
Aksionet evropiane u rritën në fillim të tregtisë të premten dhe kanë vijuar të njëjtën normë rritje edhe të shtunën, duke ndjekur fitimet në Wall Street, i cili mori shtysë nga deklarimet e papunësisë në rënie dhe një tufë raportimesh mbi shitjet e fuqishme në zinxhirët e shitjeve me pakicë. Indeksi panevropian FTSEurofirst 300 i aksioneve kryesore u rrit 0,6 për qind, në kuotën 1.021,19 pikë, pasi është rritur 5,1 për qind në tre sesionet e kaluara. Kemi pasur informacion më të mirë këtë javë, si eksportet gjermane, për shembull, të cilat kanë anuluar disa prej shqetësimeve mbi ngadalësimin e ekonomisë së Kinës. Kina do të ngadalësojë, por nuk ka për të ndalur në vend, thotë Justin Urquhart Stewart, drejtor në kompaninë Seven Investment Menagement. Në një ngjitje me bazë të gjerë, sektori i rëndë bankar ishte sot mes fituesve, teksa indeksi bankar Stoxx Europe 600 u rrit 0,7 për qind. Ky indeks është rritur më shumë se 9 për qind gjatë kësaj jave, prej optimizmit se bankat do ti kalojnë provat e stresit, si dhe pasi Uoll Striti deklaroi se fitimet e veta do ti thyejnë parashikimet. Mes fituesve sot ishin BNP Paribas, BBVA dhe Credit Agricole, të cilat u rritën nga 1 deri në 1,4 për qind. Rio Tinto ishte në krye të ngritjes së sektorit minerar, ndërsa çmimet e metaleve njohën rritje. Vetë Rio Tinto u rrit 2,3 për qind, ndërsa BHP Billington, kompania më e madhe minerare në botë, fitoi 1,4 për qind. Bakri u rrit në bursën e Londrës, për herë të pestë në gjashtë ditë, pasi rënia e nivelit të depozitave të këtij metali rriti optimizmin për rritje të kërkesës.
Wall Street, tre zezone në rritje
Wall Street u rrit në sesionin e tretë rresht, pasi investitorët morën kurajë nga rënia e deklarimeve të papunësisë, si dhe nga shitjet e qëndrueshme të raportuara nga disa kompani shitjesh me pakicë. Stoqet e kanë rifituar ritmin, qëkurse një tufë të dhënash të dobëta shtuan frikën për një recesion të dyfishte. Por vëllimi i ulët i këmbimeve sugjeron se investitorët vazhdojnë të mbeten skeptikë, dhe pak prej tyre presin të shohin një ngritje të qëndrueshme të tregut. Dow Jones u rrit mëse 1 për qind, i shtyrë nga blerjet e orëve të fundit. Zëri konsumator ishte sektori më mirë i interpretuar i treguesit S&P, ku kompania Costco Wholesale u rrit 2,6 për qind. Vetë ky sektor fitoi 1,5 për qind. Indeksi mesatar industrial Dow Jones u rrit 1,2 për qind, indeksi S&P 500 u rrit 0,94 për qind, dhe indeksi i përbërë Nasdaq u rrit 0,74 për qind. Shitësit e veshjeve për të rinj, si Abercrombie & Fitch, apo zinxhirë dyqanesh si JC Penney prekën majat e pritshmërive për shitjet e qershorit. JC Penney u rrit 6,7 për qind, ndërsa Abercrombie & Fitch fitoi 7,8 për qind. Sidoqoftë, aksionet e gjysmëpërçuesve ranë, me kompaninë Micron që humbi 2,3 për qind, ndërsa vetë zëri i këtij indeksi ra 0,1 për qind.
Euro fiton stabilitet në Azi
Aksionet aziatike u rritën për të dytën ditë me radhë ndërsa euro është e qëndrueshme në pranë nivelit më të lartë dy mujor e mbështetur nga të dhënat pozitive në shtetet e bashkuara dhe nga parashikimi i bankës qendrore europiane për zhvillimin ekonomik të eurozonës. Indeksi MSCI për Azinë e paqësorit pa Japoninë u rrit me 0.9% dhe tashmë është në rrugën e mbylljes së javës më të mirë në këto 7 muajt e fundit. Bençmarku japonez Nikkei u rrit me 0.66% përmbi nivelin teknik të mbështetjes dhe larg pikës më të ulët 7 javore. Tani ky indeks është pranë mbylljes së javës më të mirë në 4 muajt e fundit. Rritja e normave të interesit nga bankat qendrore të Koresë së Jugut dhe Malajzisë konfirmojnë komentin e fondit monetar ndërkombëtar se zhvillimi ekonomik në Azi është i fortë dhe i qëndrueshëm e për pasojë nuk do të ketë një recension të dyfishtë. Indeksi Koreano-Jugor KOSPI u rrit me 1.40%. Në Australi indeksi ASX u rrit me 0.86%. Në Hong Kong indeksi HANG SENG u rrit me 1.45%. Indeksi i përbërë i Shangait SSEC u rrit me 2.22%. Në Tajvan indeksi kryesor Taiex është pranë rritjes më të madhe javore në 10 muajt e fundit dhe në ditën e sotme u rrit me 0.50%.