Letërsia rozë pushton tregun në sezonin veror
Edhe këtë sezon pranveror për numrin më të madh të lexuesve, duket se mbetet e preferuar letërsia rozë. Stendat e librarive të kryeqytetit janë pasuruar me një numër librash të rinj, të cilët sjellin histori dashurie dhe romane të mbushura me pasion.
Por dhe nga shtëpitë botuese këtë sezon është preferuar që të vijnë pranë lexuesit më shumë botime të tilla, të cilët mbajnë emrin e autorëve të njohur botërorë. Me sezonin veror duket se janë shtuar dhe preferencat për këtë lloj letërsie. Pushimet, vera dhe plazhi, kanë bërë që për të gjithë ata që nisen për pushime të mos ikin pa marrë një libër, që në faqet e tij ka romancën, tregojnë librashtitëset në librari të ndryshme të kryeqytetit. Danielle Steel , Jacqueline Susann, Johanna Lindsey, Anatoli Toss janë emrat më të preferuar me romancat e tyre në vitrinat e libri. Danielle Steel, e cilësuar si një prej shkrimtareve më të mira në bestseller shkrimtarja ka sjellë së fundi Tani dhe përgjithmonë, po ashtu në vijim të veprave të saj të preferuara nga lexuesit janë dhe Motrat si dhe Sekretet. Ky i fundit vjen si botim i Uegen. Historia nis me katër aktorë që sillen në hapësirën e Hollivudit dhe një producent i madh, shik, tronditës, i qetë dhe shpërthyes, i hollë dhe i pasur, shkatërrues dhe ndërtues krejt i veçantë, që i thërret të katër aktorët dhe me ta kërkon (ashtu si vepron realisht) një nga spektaklet më të mëdhenj të Hollivudit, një sipërmarrje e hatashme e me shumë seri që skanë të ndalur e që të shoqërojnë hap pas hapi. Makina e dashurisë vepra e aktores së njohur amerikane, Jacqueline Susann nga shtëpia botuese OMSCA-1 është një tjetër autore që preferohet nga lexuesit. Makina e dashurisë rrëfen historinë e Robin Stounit, një person shumë karizmatik, që bëhet president i një rrjeti të fuqishëm TV e rreth të cilit vëmendja e grave është përherë e pranishme. Stouni është Makina e Dashurisë ai që pi vodka shqeto, i pangopur me gjumë, që drejton rrjetin më të madh televiziv në vend, por njëkohësisht i brishtë e i dobët. Robin Stouni është sigurisht, heroi i romanit të Jacqeline Susannës, Makina e Dashurisë, është ai që i çoi librashitësit e Amerikës në kufijtë më lartë të ekstazës, duke dal që në tirazhin e parë me qindra mijë kopje të shitura. Jacqueline Susanni si aktore fitoi katër herë çmimin Gruaja e veshur më mirë në televizion. Fama e saj u rrit me botimin e librit të bujshëm Lugina e kukullave dhe vazhdoi me botimin e dy romaneve të tjera: The Love Machine dhe Once Is Not Enough. Ajo ishte romancierja e parë që pati tre libra rresht hit Number # 1 në listën e librave më të shitur të Nju-Jork Tajmsit, që e shndërruan dhe atë vetë në superstar. Vdiq në moshën 56-vjeçare, më 1974. Në librin e Johanna Lindsey Dashuro vetëm një herë, vjen pranë lexuesit një histori dashurie e shkëlqyer. Në libër vjen një familje e paharrueshme mashtruesish elegantë, aventurierësh të mëdhenj, dhe zonjash të bukura me karaktere të pazakontë. Rusi Anatoli Toss, në romanin Tej cakut të dashurisë, ashtu si dhe te romani Fantazitë e një gruaje ngre probleme të rëndësishme jetësore, siç janë jeta e vdekja, pasioni, dashuria dhe tradhtia. Gjithashtu si te Fantazitë e një gruaje subjekti i romanit e mban lexuesin në tension, që nga faqet e para të librit e deri në fund të tij, duke e befasuar me ngjarjet dinamike të mbarsura me plot të papritura dhe duke e mbyllur në një fund krejt të paimagjinueshëm. Romanet e shkrimtarit bashkëkohor Anatoli Toss: Fantazitë e një gruaje e Një histori amerikane, të nominuar në Rusi për çmimin prestigjioz Bukerov, janë përkthyer në shumë gjuhë të botës, ku sikundër në vendin tonë, kanë njohur sukses botimi. Në Rusi, ai është një nga shkrimtarët më të lexuar në ditët e sotme.
Xhaferaj: Më shumë hapësira për lexuesit në Bibliotekën Kombëtare
Në dhjetor të këtij viti mbushen plot 90 vjet nga themelimi i Bibliotekës Kombëtare Shqiptare. Drejtori i saj Aurel Plasari në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës zgjodhën sallën ovale në bibliotekën e vjetër për të startuar aktivitetet kulturore në përkujtim të kësaj date shumë të rëndësishme për kulturën shqiptare. Ministri i Kulturës në fjalën e tij pohoi angazhimin e qeverisë për zgjidhjen e problematikave që shoqërojnë Bibliotekën Kombëtare, ku ai vuri theksin tek hapësirat për lexuesit. Problemi më serioz që ka Biblioteka Kombëtare sot është problemi i hapësirave për librin dhe për lexuesin", u shpreh Ferdinand Xhaferi, ministër i Kulturës. Po kështu ministri u shpreh se po konkretizohet në ligj premtimi i kryeministrit, të bërë në vizitën e tij të fundit në Bibliotekë, për të krijuar Qendrën Kombëtare të Dixhitimit të librit, të atashuar pranë Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Nisur nga fakti se gjatë kësaj periudhe shume institucione të tjera janë atashuar pranë Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, nën kujdesin dhe mbështetjen e qeverisë, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ka nisur të konceptojë një strukturë të re më funksionale dhe efektive për bibliotekën, pohon ai. Në këtë konferencë Biblioteka Kombëtare, prezantoi dhe programin e 90 ditëve që vijojnë ku do të ketë ekspozita, konferenca, simpoziume, memorandum dhe botime. Ekspozitat që vijojnë janë: Shqipëria, vënd Shenjtorësh në muajin gusht si dhe 90 raritete në Bibliotekën Kombëtare në muajin tetor. Të tjera evenimente të rëndësishme do të jenë dhe ; konferenca, ndërkombëtare e biblotekonomisë (Bibliotekat në mjedisin dixhital ), shtator. Në shtator bëhet dhe nënshkrimi i marrëveshjes së përfshirjes së Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë në projektin global Biblioteka Dixhitale Botërore. E themeluar ne vitin 1920 Biblioteka Kombëtare përfaqëson institucionin e parë kulturor-shkencor të shtetit shqiptar, por ajo bazohej mbi koleksione të rralla bibliofilis si ajo e Lumo Skëndos, Eqrem bej Vlorës, Bushatllinjve e shumë e shumë të tjerëve. Mbas vitit 1920 u bënë përpjekje për pasurimin e këtij fondi, si dhe për riorganizimin e bibliotekës si institucion kombëtar. Për periudhën e paraluftës, spikat veprimtaria e saj në vitet e Mbretërisë Shqiptare (1928-1937), kur institucioni drejtohej nga atdhetari dhe lëvruesi i gjuhës shqipe Sotir Kolea.
Histori, tregime dhe romanca në stendat e librarive
Stendat e librarive të kryeqytetit janë pasuruar këtë javë me një numër librash të rinj nga autorë shqiptarë dhe të huaj. Disa prej tyre janë: Konspiracioni botëror, vepra e jashtëzakonshme e David Icke, vjen për lexuesin. 700 faqe të mbushura me kërkime dhe referime historike, biografike e simbolike. Romani Goja e Botës vjen nga shkrimtari Zija Çela. "Profecia e fundit", e shkrimtarit Steve Alten. Romani Njeriu është një fazan i madh mbi tokë, i shkrimtares rumuno-gjermane, Herta Muller, e cila fitoi çmimin "Nobel" për vitin 2009, do të mbyllë vitrinën e librit. Romanet e Muller flasin për tiraninë, frikën, tradhtinë, ndrydhjen, e poshtërimin, vetëm se ky dimension politik ngrihet përmes pasionit dhe ambicies poetike. "Dublinasit" është libri me tregime i autorit James Joyce. Ky libër përmban 15 tregime, të cilat zënë fill me një rrëfim për ditët e fundit të një plaku me paralizë. "Rebelimi i Robotit" nga autori David Icke. Vlera kryesore e këtij libri është zbulimi i të fshehtave historike apo manipulimeve të mëdha historike. Shtëpia botuese është "Helgas Secrets". Gjeopolitika e emocioneve nga Dominik Moisi. Me anë të këtij libri Moisi demonstron në mënyrë të shkëlqyer se Bota sot ka shumë mundësi të rindërtohet nga përplasja e emocioneve. Ky libër është botuar nga shtëpia botuese AIIS. Trashëgimtarët, PS midis transformimeve dhe vazhdimësisë, është një libër nga Luljeta Progni. Është botuar nga UET dhe kushton 700 lekë. Makina e Dashurisë, është romani i autores Jacqueline Susann. Ky bestseller rrëfen historinë e Robin Stounit, një person shumë karizmatik që bëhet president i një rrjeti të fuqishëm Televiziv, rreth të cilit vëmendja e femrave nuk mungon asnjëherë. Vjen si bo