E Diel, 1 Nëntor 2026

CRCA dënon krimin në familje, kritika qeverisë për mungesën e shërbimeve sociale

Vrasja tragjike e Margarita Leklucajt nga bashkëshorti i saj, në sy të dy fëmijëve të mitur 6 dhe 3 vjeç, përbën një ngjarje makabre që duhet të na bëjë të gjithëve të mendojmë seriozisht se sa pak vlerë ka sot në vendin tonë jeta e njeriut. Kështu është

prononcuar në një deklaratë të posaçme për shtyp, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, pas lajmit tragjik për vrasjen e një nëne në sytë e fëmijëve të saj nga babai i tyre.CRCA i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe mendon me trishtim për fatin e dy fëmijëve të mitur të cilët do të duan tashmë një trajtim të veçantë dhe profesional për të kapërcyer në mënyrë të shëndetshme traumën që do ti shoqërojë, për fat të keq, gjatë gjithë jetës së tyre, pohon deklarata. Duke cituar më pas se është e trishtueshme të konstatosh se sa pak të trajnuar janë efektivat e policisë për të trajtuar çështje të tilla.
Me dhimbje konstatojmë se ngjarje të tilla ndodhin pikërisht kur policia nuk reagon dhe nuk është e trajnuar. Si mundet që me ato mosmarrëveshje që kishin me njëri-tjetrin, polica të vendoste që viktima të rikthehej në shtëpi?, apelojnë drejtuesit e CRCA.
Ja çfarë ndodh kur shërbimet sociale dhe strehëzat mungojnë në vend! Ky është një dështim i të gjithë shtetit dhe shoqërisë civile në Shqipëri, pohojnë më tej ata. Duke kujtuar në fund se në datën 26 korrik, Shqipëria do të raportojë në Nju Jork në lidhje me masat që ka ndërmarrë në kuadër të Konventës për Eliminimin e çdo forme të Diskriminimit të Grave dhe Vajzave (CEDAV). Edhe Amnesty Internacional raportin e fundit të saj për Shqipërinë ia kushton domosdoshmërisë së zbatimit të Ligjit Kundër Dhunës në Familje, por mesa duket do të na duhet të jemi me dhimbje dëshmitarë të ngjarjeve makabre të tilla ende edhe për shumë kohë, derisa të gjithë të kuptojmë se ka ardhur koha të veprojmë e ti themi ndal dhunës në familje, përfundon deklarata në fjalë.

Fluks udhëtarësh në Morinë, 10 mijë shtetas në ditë kthehen në vend
10 mijë shtetas, 8 mijë mjete kryesisht autovetura dhe 100 autobusë lëvizin çdo ditë në pikën kufitare të Morinës në Kukës .95% e udhëtarëve mbërrijnë në Shqipëri për pushime dhe janë mjaft të kënaqur me shërbimin në këtë pikë kufitare. Kontrolli i njëanshëm i udhëtarëve i vendosur pas marrëveshjes ndërmjet palës kosovare dhe asaj shqiptare në këtë pikë ka lehtësuar mjaft udhëtimin e pushuesve. Burimeve zyrtare të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Kukës dëshmojnë fluksin në rritje të lëvizjeve në këtë pikë të bazuar në shifra,kështu vetëm për javën e parë të këtij muaji, kanë hyrë në territorin e vendit rreth 22.500 shtetas të huaj dhe kanë dalë rreth 35.500. Ndërsa për muajin Qershor kanë hyrë në territorin e Shqipërisë 59.800 shtetas të huaj dhe kanë dalë prej saj 87.900 të tjerë.

Last Updated on E Shtune, 10 Korrik 2010 20:39

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›