E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi me dy fytyra vetem barazim

Kuqezinjte nuk shkojne me shume se 0-0 me Maqedonine. Ekipi bind vetem ne pjesen e dyte

Shqiperia e mbyll me nje barazim vitin 2010. Perfaqesuesja e drejtuar nga Josip Kuzhe nuk ka shkuar me teper se barazimi 0-0 ne miqesoren perballe Maqedonise. Takimi ne Korce qe ishte i pari per Kombetaren ne qytetin juglindor te vendit ka qene nje feste e vertete ne shkallet e stadiumit Skenderbeu megjithate ka shfaqur edhe nje here problemet e skuadres. Kuqezinjte ishin protagoniste te nje paraqitjeje me dy fytyra nje pjese e pare e vaket madje ku kane rrezikuar ne disa raste qe te ndeshkohen dhe ndryshim total ne fraksionin e dyte te lojes kur skuadrat kane kryer te gjitha zevendesimet qe kishin ne dispozicion duke dhuruar emocione e duke qene ne disa raste prane golit te fitores.

Edhe pse cilesohej vetem nje test trajneri Kuzhe i cili rimori drejtimin e Kombetares pas hemorragjise cerebrale ne fundin e muajit shtator kishte si objektiv kryesor fitoren. Pas mungesave te Beqajt Currit Canes Skeles e Bogdanit kroati hodhi ne fushe formacionin me te mire qe kishte ne dispozicion. Porta i eshte besuar Ujkanit ndersa ne skemen 4-2-3-1 Klodian Duro u vendos pas shpines se sulmuesit te vetem Salihi nje pozicion qe zakonisht mbahet nga Skela. Ne formacionin titullar nuk mungonte as i rikthyeri Altin Lala i cili mbante shiritin e kapitenit. Kuqezinjte e nisen sfiden menjehere ne sulm megjithate jane miqte ata qe rrezikuan te paret. Maqedonia pretendoi penallti vetem pas 4 minutave loje kur Ujkani ka dale ne kufi te zones dhe me nderhyrjen e tij ka penguar Vangjelin e sulmuesin Kirovski te cilet ishin ne nje duel shpejtesie per topin. Megjithate per gjyqtarin turk Husain Kodek loja ka vazhduar. Shqiperia reagon me Bulkun dhe Vangjelin qe tentojne nga distanca por pa shqetesuar portierin Nuredinoski. Shqiperia e pjeses se pare ka qene e gjitha te keto gjuajtje skuadra dukej e corientuar ne fushe mesfusha nuk ishte aspak agresive ndersa Duro nuk ka arritur te beje si duhet regjine ne fazen ofensive. nga minuta e 15-te deri ne te 45-ten loja eshte kontrolluar nga maqedonasit qe ne disa raste kane rrezikuar te shenonin me Kirovskin i cili ishte lojtari kryesor i sulmit. Pushimi ndermjet pjeseve i ka sherbyer Kombetares qe te riorganizoje idete ndersa nuk kane munguar kritikat e Kuzhese ndaj skuadres ku ne qender te vemendjes ishin mbrojtesi i krahut te djathte Lila dhe mesfushori Duro. Shkundja e trajnerit ka dhene menjehere rezultat sapo nisi pjesa e dyte e lojes kuqezinjte kishin shansin me te mire te shenonin me Salihin. Por ne menyre te pabesueshme sulmuesi shkodran ka shperdoruar vetem nga dy hapa nje harkim te Duros duke i dhene mundesi portierit Nuredinoski qe te beje nje nderhyrje vendimtare me kembe. Me kalimin e minutave nisin zevendesimet ndersa per Shqiperine aktivizohen Bakaj Hyka Vrapi Vila Memushaj e Januzi keta dy te fundit debutues dhe loja duket se ndryshon. Shqiperia shfaqet dominuese ndersa rrezikon fillimisht me nje goditje nga distanca e Bakajt dhe me pas me Vilen e Januzin te sherbyer mjaft mire nga Hyka. Ne minutat e fundit regjistrohen edhe dy tentativa te Bakajt e para me goditje denimi dhe e dyta me nje gjuajtje te jashtezakonshme nga distanca ne minuten e katert shtese por portieri zevendesues Bogatinov ben mrekulline duke evituar nje gol te sigurt. Ne kete menyre perfundon sfida ne Korce ndersa Shqiperia vazhdon ecurine e miqesoreve pa humbje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›