Dagllas: Do të jem sërish financier i paskrupullt, por dua një skenar të përshtatshëm për krizën e sotme ekonomike
"Më cilësojnë ende të vogël, edhe pse në shtator do të mbush 65 vjeç. Për të gjithë, do të mbeten djali i Krikut". Pas dy çmimeve "Oskar", si aktori më i mirë për filmin "Wall Street" dhe si producenti më i mirë për "One Flew Over the Cuckoo‘s Nest", Majkëll Dagllas do të marrë pas dy muajsh çmimin prestigjioz për karrierën nga "American Film Institute" ("Instituti Amerikan i Filmit") dhe thotë se në këtë kohë krize, e pyet shpesh veten: "Ku ka përfunduar Gordon Geko tani që kemi nevojë për të?".
Geko ishte financieri i madh i "Wall Street", filmi i regjisorit Oliver Stoun. "Ëndrrat e tij si një burrë i paskrupullt u bënë copë e çikë, por gjatë viteve ‘80, personazhi bëri të ëndërronin shumë të rinj. Ai thoshte shpesh: ‘Paratë ekzistojnë, por nuk shihen. Thjesht transferohen nga një institucion në tjetrin në mënyrë magjike‘", tregon Dagllas. Filmi u shfaq në vitin 1987, pak ditë para rënies së tregut të bursës, por megjithatë Geko u bë një hero për audiencën. Geko mbetet një prototip i botës së financës, edhe për këtë periudhë të vështirë ekonomike që po kalojmë.
Po flitet prej kohësh për këtë film, që do të titullohet "Money Never Sleep". Majkëlli pohon se është më shumë se kurrë i interesuar të interpretojë në këtë film. "Deri tani, kompania ‘Fox‘ nuk është e kënaqur me punën dhe filmi do të bëhet vetëm nëse do të ketë një dorëshkrim bindës". Skenari duhet të marrë parasysh një prej zhvillimeve më të fundit të krizës ekonomike ndërkombëtare dhe protagonist do të jetë sërish ai, ish-idhulli i "djemve të Wall Street". Geko do të përballet me një botë financiare edhe më të trazuar e më të ndërlikuar se ajo e viteve ‘80. Gjithsesi, Majkëll Dagllas po rikthehet në skenën amerikane me tre filma të tjerë.
Në komedinë "Ghosts of Girlfriends Past", është Uajn, një "playboy" i moshuar, që i jep këshilla gazmore nipit Konor (Metju Mekonjuej). "Konor është një fotograf i ri i suksesshëm, që krejt papritur, shqetësohet nga fantazmat e ish së dashurës", shpjegon aktori.
Në Los Anxhelos, Dagllas ka marrë pjesë në protestat kundër mbylljes së shtëpive të pushimit për aktorët dhe qëndron pranë të atit 92-vjeçar, i cili së shpejti do të rikthehet në skenë. "Babai im është një nga ata persona që mund të të japë ende mësime të rëndësishme për jetën", thotë Majkëlli. "Mua më ka thënë se mosha mund të të bëjë të zbulosh domethënien e vërtetë të fjalës dashuri. Përparësitë ndryshojnë: mua më jep më shumë kënaqësi të shoh dy fëmijët e mi teksa rriten. Jam një burrë i përkushtuar pas familjes. Mund të them se ndryshoj shumë nga personazhet që interpretoj në filma".
Ju bëjnë për të qeshur komeditë për adoleshentë që xhirohen tani, që janë shumë ndryshe nga ato të kohës së artë të Hollivudit? "Më duhet të përgjigjem sepse po më kërkohet një përgjigje: dikur kinemaja ishte mënyra më e mirë për t‘u argëtuar, e shkruar nga talente të vërteta, e menduar nga producentë të mëdhenj, drejtuar nga autorë që shpesh i kishin rrënjët në kulturën evropiane. Sot, është e ‘prerë‘ në mënyrë multimediale, mendohet sesa do të fitohen në një fundjavë dhe filmi u drejtohet audiencave të ndryshme. Gjithsesi, mendoj se do të duhen vite për të gjykuar filmat e ditëve të sotme dhe përzierjet që bëhen", thotë Dagllas.
Majkëlli do të jetë protagonist edhe në dy filma të tjerë: "Beyond a Reasonable Doubt", me regji të Piter Hiems, dhe "Solitary Man" i regjisorit Brajan Kopelmen e Devid Livejn, ku interpreton përkrah Susan Sarandon dhe Deni de Vitos. "Kjo histori është prodhuar nga Stiven Sodenberg me të cilin, ashtu siç ndodhi edhe në filmin ‘Traffic‘, është kënaqësi të punosh. Të jesh aktor është argëtuese, edhe pse sot më intrigon më shumë roli i producentit", thotë Dagllas.
Tashmë Majkëll Dagllas ka marrë shumë famë si aktor. Cili është filmi që preferoni më shumë? "Ato që kanë pasur më pas sukses, sesa ‘Basic Instinct‘ ose ‘Fatal Attraction‘. E kam fjalën për ‘Falling Down‘, i cili ende sot është një film modern dhe shumë domethënës".
Filmi
Në filmin "Wall Street" të regjisorit Oliver Stoun (1987), Majkëll Dagllas është Gordon Geko. Geko është një afarist i madh, i cili ka fituar një pozicion pothuajse "monopolist" në tregun ndërkombëtar financiar. Është një nga ata persona që fiton para, duke përdorur metoda të pista. Por karriera e tij si "bos" i bursës përfundon keq. Ky rol i dha Majkëll Dagllasit çmimin "Oskar" si aktori më i mirë në vitin 1988