E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monika Kryemadhi: Prioriteti kryesor i LSI është punësimi

monika kryemadhiKandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Lezhës, Monika Kryemadhi zhvilloi një tur takimesh me banorë në Bashkinë e Rubikut si deh në disa komuna të Lezhës. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se politika duhet ta rikthejë vëmendjen e saj tek njerëzit e thjeshtë. Ne duhet të mendojmë, në radhë të parë, se si duhet ti shërbejmë njerëzve dhe se si politika duhet të kthehet në funksion të qytetarëve, në funksion të votuesve, në funksion të elektoratit të saj. Politika duhet të shkëputet një herë e përgjithmonë nga mendimet se populli është shërbëtor i politikës. Jo, politika është në shërbim të qytetarëve të saj. Vetëm kështu ne do të arrijmë të ecim më shpejt drejt Bashkimit Evropian, duke menduar me zëmër, tha Kryemadhi. Duke prezantuar Planin e Punësimit, të LSI-së, Monika Kryemadhi tha se punësimi i shqiptarëve mbetet një nga prioritetet kryesore të LSI-së. Programi ynë për punësimin është në duart e të gjithëve ju. Në dallim nga të gjitha forcat e tjera programi ynë prioritet parësor ka çështjen punësimit dhe të gjitha politikat programore janë në funksion të punësimit, që nga politikat arsimore, ato të taksave dhe të gjitha politikat ekonomike. Padyshim që punësimi është politika më e efektshme dhe më me dinjitet nga pikëpamja sociale. Qëllimi ynë kryesor është rritja e punësimit dhe rritja e punësimit në një kohë sa më të shkurtër dhe njëkohësisht edhe duke vendosur në themele afatgjata, tha Kryemadhi.

Meta: Në 23 qershor merr fund kapitulli i tranzicionit
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me banorë të Njësisë Bashkiake nr. 4 dhe 7 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Meta tha se të rinjtë janë në qendër të LSI-së, duke premtuar rritje të punësimit të tyre pas 23 qershorit. Për LSI-në rinia është aseti më i çmuar i shoqërisë dhe i kombit. Ne duam ti japim fuqi dhe pushtet të rinjve dhe të rejave tona. Suksesi apo dështimi i ekonomive të vogla si kjo e jona do të varet shumë nga shkalla e investimeve në edukimin dhe punësimin e të rinjve. Ndaj ky investim është më i rëndësishmi për ne, Meta. Kreu i LSI-së tha se në 24 qershor do të nis projekti për Shqipërinë Evropiane. Besoj se 23 qershori do ti japë fund kapitullit të gjatë dhe mjaft të lodhshëm të tranzicionit. Dhe ne do të kemi mundësinë që më 24 qershor me votën plebishitare të qytetarëve të gjithë Shqipërisë të nisim një projekt të pandërprerë për evropianizimin e vendit, për zhvillimin e tij për modernizimin e tij përmes bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirës, u shpreh Meta. Duke u ndalur tek punësimi, Meta tha se forca politike që ai drejton ndryshe nga forcat e tjera ka një plan konkret për të rritur punësimin në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›