E Diel, 1 Nëntor 2026

Monitorimi: Në tre vjet, 456 vendime të pabotuara në Fletoren Zyrtare

Autori i Lajmit: RedaksiaQendra për Çështje të Informimit Publik, ÇIP, shpalli dje rezultatet e Monitorimit për botimin e akteve të Kuvendit dhe të Këshillit të Ministrave në Fletore Zyrtare 2006-2007
-2008. Nga verifikimi i ndërmarrë në kuadër të këtij projekti monitorimi, në mënyrë të përmbledhur rezulton se gjatë tre viteve nuk janë botuar në Fletore Zyrtare të gjitha ligjet që ka miratuar Kuvendi dhe që janë dekretuar nga Presidenti i Republikës. Nga verifikimi i ndërmarrë në kuadër të këtij projekti, në mënyrë të përmbledhur rezulton se gjatë tre viteve, 2006, 2007 dhe 2008 nuk janë botuar në Fletore Zyrtare të paktën 8 akte normative (me fuqinë e ligjit) të miratuara nga Këshilli i Ministrave, konkretisht: Akti Normativ i Këshillit të Ministrave nr 1, miratuar në vitin 2006, Akti normativ i Këshillit të Ministrave nr 3, miratuar në vitin 2008, Akti normativ i Këshillit të Ministrave nr 4, miratuar në vitin 2008, Akti normativ i Këshillit të Ministrave nr 5, miratuar në vitin 2008, Akti normativ i Këshillit të Ministrave nr 6, miratuar në vitin 2008. Të paktën 3 akte normative të Këshillit të Ministrave me numër më të madh se “7”, miratuar gjithashtu në vitin 2008. Nga verifikimet e bëra rezulton se po gjatë këtyre viteve nuk janë botuar në Fletore Zyrtare të paktën 465 Vendime të Këshillit të Ministrave. Konkretisht nuk janë botuar në Fletoren Zyrtare, 109 VKM të miratuara gjatë vitit 2006, 85 VKM të miratuara gjatë vitit 2007, 270 VKM të miratuara gjatë vitit 2008. Që të gjitha këto 465 VKM të pabotuara janë identifikuar si titull dhe si përmbajtje.

Ky lajm është publikuar: 22/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›