Monitorimi i koncesioneve 250 mije USD
Gjate vitit 2011 qeveria do te shpenzoje rreth 250 mije dollare per te mbikeqyrur zbatimin e koncesioneve te dhena ne fushen e energjetikes. Lajmi i be i ditur dje nga sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Ekonomise Durim Kraja ne Komisionin Parlamentar te Veprimtarise Prodhuese. Kraja tha se deri tani raportohet qe me se 7 koncesione te jene perfunduar dhe jane gati per nisjen e prodhimit te energjise ndersa me se 20 te tjera ndodhen ne faze perfundimtare te zhvillimit te punimeve. Sipas tij ky fond eshte parashikuar per te bere oponencen e koncesioneve dhe nje grup ekspertesh do te vezhgoje nga afer zbatimin e kushteve te koncesioneve te dhena. Njekohesisht ne fushen e mjedisit u be e ditur se mjaft prej koncesionareve ne shfrytezimin e burimeve natyrore vecanerisht ne fushen e naftes po zbatojne projektet per te rehabilituar zona te tjera te kontaminuara nga shfrytezimi ne vite.