Ngjela I qendrojme frymes se Dukatit per protestat
Kreu i Partise LiDr Spartak Ngjela tha dje se opozita i permbahet protestave nen frymen e atyre te zhvilluara ne Dukat te Vlores. Ne i qendrojme frymes se Dukatit sepse eshte grabitur prona nga persona te lidhur me familjen kryeministrore. Ne perkrahim cdo proteste per te drejta. Edhe njehere u bej thirrje te gjithe shqiptareve qe kane humbur pronen qe kane ne rrezik dinjitetin qe kane ne rrezik familjen e gjithcka qe nuk kane pune dhe qe nuk mund ta pranojne tiranine aktuale te vijne me ne. Ne do ta rrezojme kete qeveri u shpreh Ngjela. Sipas perfaqesuesit te opozites maxhoranca duhet te jape nje pergjigje per oferten e dhene nga Partia Socialiste. Ajo qe do them perfundimisht eshte se ka aq kohe sa te vendose me kompromis hetimin parlamentar per kutite e materialeve zgjedhore. E ka thene fjala jone te hapim materialet e votimit atje eshte manipulimi. Nuk i duam fletet e votimit le te beje cfare te doje u shpreh Ngjela. Avokati i njohur i kerkoi dje Kryeministrit te dorehiqet pas deshtimit te marrjes se statusit te vendit kandidat per ne BE. do qeveri qe ka aplikuar per te marre statusin kandidat ne BE me ate pergjigje qe i dha institucioni politik i BE-se nuk mund te qendroje me. Kryeministri duhet te jepte menjehere doreheqjen ne rast se ka dhe nje yndyre prej dy gram perendim ne konstucionin e tij. Arsyet e refuzimit te kesaj kerkese jane qendrimi antiperendimor permanent prej 20 vjetesh te kryeministrit aktual u shpreh Ngjela.