Oferta e PS KE Zgjidhni krizen
E pyetur nga gazeta Panorama ne konferencen e rregullt per shtyp te mesdites ne Bruksel zedhenesja e Komisionerit per Zgjerim Angela Filote rikujtoi fillimisht se me publikimin e Opinionit me 9 nentor Stefan Fyle theksoi se ishte ngerci politik ne vend problemi kryesor qe pengoi Shqiperine te fokusohej tek reformat e duhura si per popullin ashtu dhe per perspektiven europiane te vendit para se te shtonte Ne jemi ne dijeni te zhvillimeve te fundit dhe Komisioneri Fyle mirepret njelloj si
tryezat e fundme te zhvilluara per reformen zgjedhore ashtu edhe iniciativen e liderit te opozites te premten e kaluar. Dhe ne shpresojme qe kjo mundesi te mos humbet si nga maxhoranca qeverisese ashtu edhe nga opozita te cilet duhet te punojne se bashku dhe te angazhohen ne menyre qe te gjendet tashme nje zgjidhje e shume-pritur per ti dhene fund qorrsokakut politik i cili e pengoi Shqiperine per kaq kohe te ndjeke plotesisht perspektiven e saj europiane.
Filote denoi ne emer te Komisionit Europian edhe ato pak zera brenda opozites se bashkuar te cilet ngjizen thirrjet per protesta me emocionet e perplasjeve te banoreve te Dukatit me policine per ceshtjen e pazgjidhur te pronave. Ne nuk mirepresim asnje thirrje te ketille perkundrazi i bejme thirrje te gjitha partive qe te jene konstruktive te sillen me fryme europiane dhe ne perputhje me kushtetuten shqiptare. Dhe ne shprehim shume keqardhje qe ka ende zera te cilet zgjedhin tu bejne thirrje njerezve te veprojne ndryshe nga cduhet ne vend qe te punojne sebashku drejt nje zgjidhjeje terhoqi vemendjen zedhenesja e komisionerit Fyle. Filote perseriti se gjetja e nje zgjidhjeje per ngercin politik eshte pike se pari ne interesin e vete qytetareve shqiptare ne menyre qe vendi te mund te nise me fuqine e plote motorike pergatitjen per anetaresimin eventual ne BE ne te ardhmen. E kjo pasi ne shpresojme ende se Shqiperia mund ti arrije vendet e tjera qe ne kete faze jane me te avancuara rikujtoi zedhenesja e Komisionit konkluzionet e Opinionit qe nuk i dha Shqiperise as rekomandimin per statusin e vendit kandidat e aq me pak ate per celjen e negociatave per anetaresim ne BE duke vene 12 kushte per tu permbushur ne nje vit kohe. Dy dite me pare kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela kerkoi organizimin e protestave opozitare nen frymen e atyre te zhvilluara ne fshatin Dukat ku banoret iu versulen me gure forcave te rendit. Ne tryezen e tri diteve me pare opozita e bashkuar vendosi nisjen e protestave ne te gjitha qarqet por duke i lene pak dite kohe maxhorances per ti dhene nje pergjigje ofertes se re per hetimin e zgjedhjeve te kaluara. Kreu socialist Edi Rama ne fjalen e tij ne mbledhjen e Asamblese Kombetare Socialiste se pranon te hetoje vetem materialet zgjedhore duke u shprehur se heq dore nga fletet e votimit. Kjo deklarate e Rames u mireprit dhe nga aleatet e tij opozitare duke pare ne kete menyre nje hap me afer gjetjes se zgjidhjes se krizes politike ne vend.
Berisha Topalli e Bregu ne Parlamentin Europian
Pergjigja e Partise Demokratike ndaj deklaratave te fundit te socialisteve mund te vije sot te marten po nga Brukseli ku do te ndodhen Sali Berisha Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu. Kryeministri kryetarja e Kuvendit dhe ministrja e Integrimit marrin pjese ne nje konference per Ballkanin te organizuar nga Partite Popullore Europiane grupim i djathte politik dhe me i madhi ne Parlamentin Europian. Ne kete takim ishte ftuar edhe Presidenti Bamir Topi i cili ka lajmeruar se nuk do te marre pjese. Para nisjes se kesaj mbledhjeje te djathtesh europiane dhe ballkanike kreu i PPE-se Zhozef Doll se bashku me kryeministrat e Shqiperise Maqedonise dhe Kroacise do te zhvillojne nje konference te perbashket per shtyp. Per kujtese Doll ishte dhe nje nga bashkeorganizuesit e darkes se famshme te Strasburgut per ngercin politik te mirenjohur me emrin Darka e Krokodilit.
Ne kete konference te PPE-se per Ballkanin merr pjese si foles edhe komisioneri Stefan Fyle axhenda e te cilit sipas burimeve te gazetes Panorama per momentin nuk parashikon ndonje takim dypalesh me Kryeministrin Berisha megjithe zhvillimet e fundit politike ne vend. Vizita e Kryeministrit Berisha dhe kryetares se Parlamentit ne Bruksel behet per here te pare pas vendimeve te dates 8 dhe 9 nentor per heqjen e vizave me Shqiperine por dhe mosaprovimi i statusit te vendit kandidat per ne BE per shkak te krizes politike ne vend.
Rama te premten takim me Fyle
Ne Bruksel mberrin kete jave edhe lideri i Partise Socialiste Edi Rama. Ky i fundit pritet te zhvilloje te premten nje takim zyrtar me Komisionerin Stefan Fyle per te biseduar mbi zhvillimet e fundit ne vend e sidomos mbi oferten me te re te PS-se per te braktisur hetimin e fleteve te votimit. Burime nga kabineti i komisionerit konfirmuan per gazeten Panorama se ky takim zhvillohet ne mbeshtetje te iniciatives me te fundit te opozites gje qe sic u pranua edhe nga deklarata e zedheneses Filote shihet si nje mundesi per dhenien fund te ngercit politik qe po zgjat per me shume se nje vit. Vlen te theksohet se prania e kreut te maxhorances dhe opozites ne te njejten jave ne Bruksel nuk mundeson ndonje takim mes tyre me apo pa pranine e nderkombetareve pasi sipas axhendes zyrtare te Kryeministrit ai kthehet ne Shqiperi te marten ne mbremje nderkohe qe lideri i opozites pritet te mberrije ne Bruksel te nesermen pra diten e merkure. Leskaj pret ne Kuvend eurodeputetet
Kryetarja e Komisionit per Edukimin dhe Mediat priti ne nje takim europarlamentaren Britta Thomsen anetare e Aleances Progresiste e Socialisteve dhe Demokrateve Sekretarin e Pergjithshem te European Movement International Diogo Pinto Presidentin e European Movement Danimarke dhe Erik Boel te shoqeruar nga Gledis Gjipali drejtues i European Movement Albania. Deputetja socialiste theksoi rendesine qe ka integrimi europian per vendin si dhe pengesen e cila vjen si pasoje e situates politike te krijuar ne vend. Opozita i ka ofruar disa here alternativa dhe zgjidhje per te dale nga kjo krize alternativa te cilat gjithmone jane rrezuar nga maxhoranca theksoi Leskaj. Europarlamentarja Thomsen shprehu shqetesimin e saj per situaten aktuale ne sferen politike dhe ndikimin jo pozitiv qe sjell ne rrugen e Shqiperise drejt BE-se. Ajo theksoi se vetem palet ne Shqiperi mund ta zgjidhin kete krize dhe se institucionet europiane jane te gatshme te ofrojne gjithe ndihmen e mundshme por dialogu midis dy forcave duhet te filloje sa me shpejt.
NGA KORRESPONDENTI YNE NE BRUKSELERNEST BUNGURI