Monitorimi i fushatës zgjedhore, takim konsultues AMA-KRIIK

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi zhvilloi një takim me përfaqësues të Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), me të cilët diskutoi për punën që do të bëhet gjatë fushatës zgjedhore.
Gjatë takimit, Krasniqi vlerësoi angazhimin e KRIIK në këtë proces, si faktor bashkëpunues në një rrjet prej 30 organizatash lokale, me përvojë në monitorimin e proceseve politiko-institucionale.
Krasniqi u shpjegoi përfaqësuesve të KRIIK punën monitoruese të AMA-s gjatë procesit zgjedhor, metodologjinë që përdor ky institucion, sipas përcaktimeve të KQZ-së, për parapërgatitjet që po bëhen për zgjedhjet e 11 majit.
“Në protokollin e angazhimit të AMA-s për zgjedhjet, përveç procesit të monitorimit, përcaktohet që puna fillon përpara fillimit të fushatës dhe AMA komunikon në mënyrë periodike me gjithë OSHMA-të duke ju bërë me dije kërkesat e Kodit Zgjedhor dhe akteve nënligjore të miratuara nga KQZ, si dhe rëndësinë e zbatimit të tyre”, tha Krasniqi.
/k.s/j.p/