E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Operacioni “Foreign Escort”, arrestohet shtetasi turk në Tiranë

TIRANË, 16 janar /ATSH/ Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Foreign Escort”.

Në kuadër të këtij operacioni, policia njoftoi se është arrestuar shtetasi  turk  I.Y, 37 vjeç, banues në  Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 9 shtetase, për ushtrim prostitucioni.

“Shtetasi I.Y, dyshohet se rekrutonte shtetase të huaja, nga Kina dhe Kazakistani dhe më pas duke përdorur një faqe online i shfrytëzonte për prostitucion, duke iu siguruar klientë me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës, në një ambient të marrë me qira nga ky shtetas”, njofton policia.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›