E Martë, 3 Nëntor 2026

Monitorimi i ujërave detare në kuadër të NATO-s, anija shqiptare kap një gomone me emigrantë të paligjshëm

Emigracioni i paligjshëm ka qenë subjekt i anijes shqiptare “Lissus”, e cila po jep kontributin në parandalimin e emigracionit të paligjshëm në ujërat e Aleancës, në kuadër të misionit “SeaGuardian” në detin Egje.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ndau të shtunën momente nga operacioni i kapjes së një gomoneje me 24 persona në bord.

“Ekuipazhi shqiptar, gjatë lundrimit në rajonin e patrullimit, konstatoi një gomone me 24 persona në bord, të cilën pas koordinimit me rojën bregdetare turke e greke, ia dorëzoi autoriteteve lokale për procedurat e mëtejshme”, shkruan Peleshi.

Anija shqiptare “Lissus” është pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›