Monologjet e Vaginës, në skenën e arteve
ide shumë të thjeshtë: Gratë duhet të flasin! Për përvojat e dhunshme, por dhe përvojat më të bukura të jetës se tyre. Për forcën, dashurinë, humorin, dhembshurinë, bukurinë, mrekullinë e jetës dhe jetëve që kanë sjellë në botë. Kjo performancë është thelbi i fushatës ndërkombëtare se V-Day, një lëvizje globale dhe lokale për të ndaluar dhunën kundër grave. Kjo performancë teatrore erdhi krejtësisht e veçantë nga grup artistësh me regjinë e Julia Sinanit, udhëheqëse artistike Sonila Kapidani dhe koreografinë shumë domethënëse nga prof.asc. Roberta Mone. Në role interpretuan Armela Demaj; Elona Hyseni; Ola Harizaj; Xheni Demi; Ermela Ruri,etj. Muzika ishte live në violinë dhe violonçel. Victory-fitorja arrihet vetëm kur të kemi mësuar si të flasim e si të dëgjojmë. Si të gjejmë mënyra të reja për të jetuar një jetë të plotë brenda marrëdhënieve njerëzore. Këtë vit, Medica Tirana" dhe Njerëz dhe ide, kanë bashkuar forcat për të sjellë Shqipërinë me pranë rrjetit botëror të aktivistëve të angazhuar për punën dhe paqen në çdo nivel të shoqërisë. Për herë të parë Shqipëria është regjistruar në Organizatën Ndërkombëtare, për të krijuar një performancë V-Day.