E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alo 116, linjë falas për Fëmijët

 Alo 116, Linja e Telefonit për Fëmijët në Shqipëri dhuron për herë të parë në Shqipëri ndihmë konkrete për të gjithë fëmijët dhe prindërit e tyre përmes një shërbimi kombëtar falas, 24 orë në 7 ditë. Ajo mundësohet falë CRCA/DCI dhe UNICEF,

të cilët promovuan dje përmes një ceremonie të veçantë zyrat e kësaj linje. Bëhet me dijeni se gjatë ceremonisë mori pjesë edhe zonja e Parë Teuta Topi, Nora Malaj zv/ministre e Arsimit dhe Detlef Palm, përfaqësues i UNICEF në Shqipëri etj. Duke vlerësuar maksimalisht këtë shërbim unikal në llojin e vet, zonja Topi u shpreh se roli ynë është të takojmë fëmijët, ti dëgjojmë se çfarë kanë për të thënë e të flasim me ta, duke shtuar se duke punuar së bashku, mund të trajtojmë çështjet që i shqetësojnë ata më shumë si dhe të reflektojmë për dëshirat, shpresat dhe ëndrrat e tyre për të ardhmen. Ndërsa përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri, Detlef Palm falenderoi veçanërisht kompanitë telefonike shqiptare që për këtë linjë kanë vënë në dispozicion shërbimet e tyre, pa pagesë. Ai tha se çdo lloj abuzimi është i dëmshëm për zhvillimin e fëmijëve dhe numri i personave që telefonojnë në linjën telefonike të fëmijëve tregon se mbrojtja e tyre në Shqipëri ka akoma nevojë të përmirësohet, duke e konsideruar këtë shërbim një arritje të madhe dhe pjesë të një sistemi të tërë të mbrojtjes së fëmijëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›