Monopatinat elektrike / Parisi, i pari qytet në Evropë që vendos ndalimin e plotë

Parisi po i thotë lamtumirë monopatinave elektrike dhe janë rreth 15 mijë të tilla, të cilat nuk do të qarkullojnë më në rrugët e saj nga shtatori.
Shkak i ndalimit të monopatinave u bënë aksidentet e shumta dhe tre operatorët e tregut atje kanë afat deri më 31 gusht për të çliruar kryeqytetin francez nga ato që vendasit i njohin si “trotineta”.
Ndalimi i monopatinave pritet të shkurtojë 100 vende pune, pasi 15 mijë pikat e vetëshërbimit të tyre do të mbyllen.
Ky vendim u mbështet nga 90 për qind e parisianëve, të cilët në prill të këtij viti me anë të një referendumi të organizuar nga bashkia, votuan për ndalimin e skuterëve elektrikë në rrugët e qytetit. Kjo është konsideruar një fitore për aktivistët e sigurisë rrugore.
Ndërsa operatorëve u është lënë afat fundi i gushtit për të çliruar plotësisht kryeqytetin francez nga monopatinat elektrike, ato do të transferohen më tej në Bordo, Lille, Berlin, Londër, Tel-Aviv, Kopenhagë dhe Belgjikë.
Gazetare Melisa Shameti
/RTSH/