Prokurimet publike, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet
Autoriteti i Konkurencës ka nisur një hetim të thelluar edhe në fushën e prokurimeve. Marrëveshjet mes firmave para garave të tenderimeve me fondet publike do të hetohen në bashkëpunim me institucionet e tjera, ndërkohë që rasti i parë i hetimit është prokurimi i makinave të reja nga administrata shtetërore.
“Ne kemi hapur hetimin e thelluar dhe jemi në përfundim të procedurave të hetimit në tregun e prokurimeve të makinave të reja. Por autoriteti i konkurrencës do të shkojë përtej kësaj. Së bashku me entet përkatëse do të ndërtojë një plan veprimi për trajnimin e stafeve të cilët merren në mënyrë të drejt për drejtë me prokurimet publike për të evidentuar elementët e marrëveshjeve brenda për brenda këtyre proceseve”, tha Lindita Lati, kryetare e Autoritetit të Konkurencës.
Në raportimin vjetor të Autoritetit para komisionit parlamentar të ekonomisë, nga ku varet, problemi më i madh i identifikuar është pamundësia për të vjelë gjobat e vëna.
“Ky vit tregoi se vendimet e komisionit për caktimin e gjobave ishte vendime të cilat u aprovuan tërësisht nga sistemi gjyqësor dhe duhet të arkëtoheshin dhe u vu re që ekzistonte një problem i koordinimit ligjor midis institucioneve, në zbatim të ligjeve respektive”, tha Lati.
Autoriteti i Konkurencës ka vënë rreth 8 milion dollarë gjoba për hetime të ndërmarra në tregje të ndryshme. Nga 9 vendime gjobitje 8 janë në procese gjyqësore që po zgjasin me vite.
Adi Darsi < I mëparshmi