E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerikanet dhurojne kompjutere dhe LCD per policine

Tirane-Qeveria amerikane, nepermjet programit ICITAP, i ka dhuruar dje nje sere pajisjesh logjistike Qendres se Formimit Policor. Ky donacion perfshinte 15 monitore televizive me ekran te sheshte LCD 15" dhe 15 kompjutera, per pajisjen e klasave te Korpusit mesimor te konferencave trajnuese. Ne ceremoni merrnin pjese edhe ministri i Brendshem, Lulzim Basha, ambasadori amerikan Xhon Uidhers, drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj. Ambasadori Uidhers tha se qellimi i ketij donacioni eshte permiresimi i cilesise se mesimdhenies dhe trajnimit nepermjet metodave moderne dhe bashkekohore. "Mesimdhenia e suksesshme e leksionit, kerkon nje personel instruksional te trajnuar mire dhe mjete mesimore ndihmese trajnimi",-tha Uidhers. Ndersa ministri Basha, gjate fjales se tij tha se donacion eshte nje tjeter kontribut i rendesishem per krijimin e kushteve sa me te pershtatshme te mesimdhenies dhe pergatitjes se oficereve te zbatimit te ligjit, per t'u perballur me krimin dhe kriminelet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›