E Diel, 1 Nëntor 2026

Monti: Nuk ka rrezik që Italia ta infektojë Evropën

Ai foli pas një takimi të zhvilluar në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila nga ana e saj tha se kishte respekt të madh “për reformat e Italisë”.

Më herët, Monti paralajmëroi se në vendin e tij mund të zhvilloheshin protesta kundër BE-së dhe Gjermanisë në se reformat nuk njihen.

Nëse reformat nuk pasohen nga një “sukses i prekshëm”, Monti paralajmëroi se Italia mund të përfshihet nga një reagim i ashpër me protesta kundër Brukselit, Gjermanisë dhe Bankës Qendrore Evropiane.

Prononcimi i tij për “Die Welt” përkon me një seri takimesh të rëndësishme ku do të marrin pjesë liderët e shteteve me tri ekonomitë më të forta në Eurozonë dhe FMN-ja.

Monti vizitoi sot Berlinin pasi të hënën me Merkelin u takua, Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, dhe të martën, shefja e FMN-së, Kristin Legarde. Zonja Legarde tashmë ka udhëtuar drejt Parisit për t’u takuar me Presidentin francez. Me 20 janar, kryeministri italian, Mario Monti do të presë në Romë kancelaren gjermane, Angel Merkel, dhe Presidentin francez, Nikolas Sarkozi./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-11 14:54
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›