Tensione racore në SHBA, kërkohet arrestimi i Zimmermanit

Priftërinjtë dhe besimtarët zezakë të SHBA-së kanë kërkuar që George Zimmermani të vendoset para drejtësisë për vrasjen e një adoleshenti me ngjyrë. Policia amerikane nuk e kishte arrestuar atë për shkak se dëshmoi që kishte qëlluar në vetëmbrojtje. Protesta u mbajtën gjatë të dielës në Floridë kur pësoi 17-vjeçari Trayvor Martin, por edhe në Atlanta, në New York dhe në Chicago, ku do të shënohet edhe njëmujori i vrasjes së tij. Martini u vra në një lagje të Orlandos përderisa ecte rrugës dhe iu afrua Zimmermani, me ç`rast pas një grindjeje të vogël e qëlloi.
Zimmermani, amerikan gjysmë i bardhë e gjysmë hispanik, i kishte thënë policisë se kishte ndaluar djaloshin, ngaqë i dukej i dyshimtë, por ai e kishte sulmuar, ndaj i ishte dashur të mbrohej. Policët, të cilët e morën në pyetje Zimmermanin në vendin e ngjarjes, e pranuan këtë arsyetim dhe nuk e arrestuan. Vendimi i tillë shkaktoi zemërim në komunitetin zezak dhe tensionet ndëretnike janë shtuar dukshëm, kurse disa udhëheqës të të zinjve kërkojnë jo vetëm arrestimin, por edhe organizimin e demonstratave më të mëdha, që do të sillnin në pah problemet me të cilat ballafaqohet kjo popullatë.