Napoli e do pozitën e tretë

Napoli e lëshoi një mundësi të artë për t’iu afruar Lazios në pozitën e tretë, duke barazuar me Catanian me rezultat 2:2. Mesfushori shqiptar e realizoi njërin nga dy golat e ekipit napolitan, por që ishte i pamjaftueshëm për t’ia siguruar tri pikë të rëndësishme ekipit të Walter Mazzarrit.
“Mëkat që barazuam, i lëshuam dy pikë nga duart. Kam shënuar një gol të bukur, por ne shpresonim që ta fitonim ndeshjen, e në fund i pësuam dy gola. T’i pësosh dy gola në këtë mënyrë, nuk shkon mirë”, deklaroi 25 vjeçari pas ndeshjes për ‘Mediaset Premium’.
Ai shpreson që një gjë e tillë të mos ndodh në të ardhmen dhe Napoli t’i radhit fitoret, në mënyrë që ta arrijë objektivin, të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, sezonin që vjen.
“Do të shikojmë përpara lojë pas loje. Tash do të luajmë me Juventusin, jemi tri pikë prapa Lazios, nuk jemi larg”, përfundoi përfaqësuesi zviceran, i cili e realizoi golin e katërt në Serie A, të tretin këtë sezon, në ndeshjen e tij të 100-të në kampionatin italian të futbollit.