Tërhiqet Liga Arabe, nuk kërkon largimin e Asad?
Ministri i Jashtëm irakian tha se Liga Arabe nuk do t`i kërkojë presidentit sirian Bashar al-Asad që të japë dorëheqje në samitin e kësaj jave që mbahet në Bagdad.
Hoshiar Zebari tha se liderët arabë janë pajtuar për një zgjidhje të “kapshme” për t`i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm në Siri, ku protesta njëvjeçare dhe përleshjet kanë marrë mijëra jetë.
Zebari tha se Liga do ta ruajë mbështetjen për ndryshimet paqësore, por se populli i Sirisë duhet ta udhëheqë këtë proces.
Ai tha se Siria, që nuk është ftuar në samitin tre-ditor do të jetë në krye të agjendës së takimit.