E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli në një fabrikë ulliri: I paraprin programit të qeverisë

Industria e përpunimit të vajit të ullirit në Shqipëri në vitet e fundit po zhvillohet dhe investimet në këtë drejtim nuk mungojnë. Në vizitën që ka bërë në njërën nga fabrikat e vajit të ullirit në periferi të Tiranës ministri i Bujqësisë Genc Ruli tha se kjo industri i paraprin programit qeveritar të ullirit.

"Eshte per tu respektuar dhe pergezuar subjekti "Agrotal" per kete
investim, do ta quaja pararendes te atij programi te madh te ullirit qe
eshte percaktuar ne strategjine e zhvillimit bujqesor ne kater vitet qe
vijne duke menduar te 4 apo 5-fishojme mbjelljen e ullinjve ne
Shqiperi", thote Genc Ruli, ministër i Bujqësisë.

Rasti i këtij investitori që krahas fabrikës ka marrë toka për të blerë
ullinj është vetëm njëri nga koncesionet që ka dhënë qeveria e cila
është angazhuar të mbështesë skema të tilla.

"Jane keto skema qe do te japin mundesi qe bujqesia shqiptare ne krye te
nje dekade te quhet me se shumti nje bujqesi moderne, qe te jete ne
perputhje me nivelin dhe standardet e bujqesise qe kane dhe vendet e
BE", vijoi Ruli. Fabrika e vajit të ullirit “Natyral” është më e madhja
në vend dhe e një teknologjie bashkëkohore.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›