Meta: Integrimi, PS kontribut negativ
Rozeta Rapushi
Numri dy i qeverise, Ilir Meta, akuzoi dje opoziten se po kontribuon ne menyre negative per integrimin e vendit, duke deklaruar se nuk do te votoje ligjet qe nevojiten per rrugen e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Zevendeskryeministri, tha dje se shpreson qe deklarata te tilla, te jene thjesht veprime te momentit, te shkaktuara ndoshta dhe nga rezultatet surprize te boterorit, por kurrsesi kjo nuk mund te jete politika afatgjate e nje opozite. “Te deklarosh se nuk do te votoj me asnje ligj qe i sherben integrimit evropian, ky nuk eshte nje dem qe i behet qeverise, sepse qeveria, me 71 vota eshte e blinduar ne funksionimin e saj. Por te kontribuosh ne menyre negative, te mos votosh ligjet qe i duhen integrimit, biznesit, transparences dhe funksionimit me te mire te drejtesise, ky eshte nje veprim krejtesisht destruktiv, i cili shpresoj te kete qene me teper nje lapsus, sesa nje politike e mire studiuar dhe e percaktuar nga ana e lidershipit te opozites”, akuzoi Meta. Sipas tij, eshte e drejte e opozites te veproje si te doje, por ai i sugjeroi qe ne vend qe te humbasim kohe me deklarata te tilla, do te ishte me mire t’i ishin drejtuar prej kohesh Gjykates Kushtetuese per pretendimet e tyre, dhe keto ceshtje do te ishin zgjidhur prej kohesh. Meta theksoi se transparencen zgjedhore e garanton vetem Kodi Zgjedhor dhe realizimi i reformes zgjedhore sa me shpejt te jete e mundur. Ne kete kuader, kreu i LSI-se, u shpreh se forca e tij politike nuk do te reshte kurre se kerkuari realizimin sa me pare te reformes zgjedhore, si nje domosdoshmeri, pavaresisht qendrimit te socialisteve se nuk do te votojne asnje ligj. “Ne do te kerkojme dhe nuk do te lodhemi se kerkuari reforme. Perderisa ka pretendime dhe nga ana e Partise Socialiste per transparence per zgjedhjet, nuk ka kuader me te mire se sa vete ndryshimet e Kodit zgjedhor per te garantuar transparencen maksimale”, tha Meta. Por, pavaresisht kesaj, Meta shtoi se edhe ne se nuk gjendet konsensusi per permiresime ne ligjin e zgjedhjeve, zgjedhjet do te zhvillohen normalisht ne baze te kodit aktual. “Kodi ka nevoje per permiresime, por kjo nuk do te thote se ne rast se nuk ka nje vullnet politik, nuk do te behen zgjedhje ne Shqiperi, sepse ne fund te fundit, Shqiperia ka nje kod elektoral, te cilin ne nuk e kemi votuar, por qe ka marre 130 vota”, kujtoi Meta, ligjin te cilin ai nuk e votoi se bashku me grupin e tij parlamentar vite me pare. Por ai shtoi se per sa kohe qe opozita kerkon me shume transparence, atehere duhet te kontribuoje per te permiresuar kodin zgjedhor dhe per kete u eshte ofruar mundesia te marrin dhe rolin drejtues ne reformen zgjedhore, te propozojne te gjitha amendamentet qe ata mendojne do t’i sherbejne garantimit te transparences.