E Diel, 1 Nëntor 2026

Montobio: Shqipëria ta kalojë situatën e vështirë

Shqipëria vazhdon të jetë në një moment të vështirë dhe uroj që kjo situatë të kalojë, pasi kjo gjendje do të ketë ndikim në rrugën drejt integrimit Evropian.

Kështu është shprehur Ambasadori spanjollnë Tiranë, Manuel Montobio në një prononcim për mediat pas firmosjes së marrëveshjeve të bashkëpunimit me Zv. Kryeministrin dhe njëkohësisht ministrin e jashtëm Ilir Meta.

"Kemi tentuar që të kontribuojmë me gjithçka për avancimin e kësaj periudhe. Ne jemi optimistë për integrimin evropian të Shqipërisë dhe shprehim angazhim që administrata shqiptare të përshtatet me standardet e BE-së", u shpreh Montobio.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›