E Diel, 1 Nëntor 2026

2 Korriku, Berisha viziton familjen e Artin Bashës

Kryeministri Berisha vizitoi sot familjen e një prej viktimave të ngjarjeve të 2 korrikut 1990 Artin Bashës, të riut i cili u vra duke u futur në ambasadë.

Në një prononcim për mediat kryeministri Berisha theskoi se Artini ishte një ri i cili në një kohë terrori dhe shtypje mizore mori vendimin më të mençur dhe më të guximshëm që të luftojë për lirinë e tij.

"Vrasja e tij ishte një akt i shëmtuar por kaq i shëmtuar ishte edhe përpjekja e diktatorit për të fajësuar për vdekjen e tij ambasadën gjermane e cila e çoi në spital që kur u plagos" theksoi më tej Berisha.

Gjithashtu Berisha e ka cilësuar 2 korrikun si një ditë të madhe të historisë shqiptare ku djem dhe vajza , familjarë e njerëz të thejshtë dëshmuan që përbënin guximtarët e kombit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›