E Enjte, 5 Nëntor 2026

Montohet ura tip Bejli në njësinë administrative Qelëz në Pukë

Përroi i Rrvishtit në fshatin Midhë të njësisë administrative Qelëz nuk do të jetë më kërcënim për banorët e zonës.   Sipas marrëveshjes të bashkisë Pukë me Ministrinë e Mbrojtjes, reparti i Xhenios po punon prej ditës së djeshme për montimin e urës tip Bejli, e cila garanton qarkullimin e lirë të mjeteve.   Ura e Rrvishtit është një shembull i bashkëpunimit të shkëlqyer në mesin e banorëve të zonës, të cilët kontribuan afro 20% të vlerës të këtij objekti dhe bashkisë Pukë, e cila mbuloi kostot e tjera përfshirë dhe kostot e montimit sipas marrëveshjes me Ministrinë e Mbrojtjes, e cila ofroj dhe bazën materiale për trasenë.   Kryebashkiaku Gjonaj teksa u rikthye sot në fshatin Midhë falenderoi dhe një herë banorët që aq sa kishin mundësi kontribuan, përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe punonjësit e njësisë Qelëz që edhe pse në kushte të vështira atmosferike po punojnë intensivisht për përmbylljen me suksese të këtij objekti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›