E Enjte, 5 Nëntor 2026

Varfëria në Memaliaj , 338 familje me ndihmë ekonomike .

Në  bashkinë e Memaliaj  numri I familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike është në rritje .Ky qytet mbetet ndër më të varfërit në qarkun e Gjirokastrës  dhe mundësitë për punësim janë thuajse zero ndërsa jetesa për familje  sigurohet nga emigrimi  apo të ardhurat që janë nga bizneset e pakta që ekzistojnë.  Oniada Rapi specialiste  pranë  zyrë  së ndihmës ekonomike shprehet se megjithë varfërinë që mbart qyteti numri I kërkesave për tu bërë pjesë e ndihmës ekonomike nuk ka shënuar rritje kjo për shkak të penalizimit apo mos përfitimit në aplikime të vazhdueshme.

  • Bashkia Memaliaj trajton me ndihmë ekonomike 338 familje , një numër që është mjaft I lartë . Kërkesat përgjatë këtij viti të pandemisë nuk mund të themi se janë më të rritura dhe shkak  për këtë mbetet penalizimi që ju bëhet familjejeve aplikante. Po flas për rastet ku një familje mund të ketë frigorifer apo televizor gjë e cila është shumë keqardhje ta thuash pasi I penalizon ato edhe pse gjëndja ekonomike e tyre është shumë e vështirë . Ne si bashki mundohemi që të ndihmojmë me anë të fondit  6 % por duhet të them që gjendja është shumë e vështirë  dhe kjo se lehtëson situatën në këtë qytet.

  Numri I familjeve që trajtohen me ndihmë  ekonomike mbetet  më I larti sa I përket  qarkut të Gjirokastrës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›