E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nis afishimi i pronave publike pyje dhe kullotave në bashkinë e Përrenjasit

Bashkia e Përrenjasit njofton se ka nisur afishimi i pronave publike të tipit pyje dhe kullota.

Specialistët e bashkisë sqarojnë se banorët të cilët pretendojnë për sipërfaqe të caktuara të pronave të tipit pyje dhe kullota brenda sipërfaqeve pyjore, të bëjnë verifikimin e hartave të vendosura pranë Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në njësinë administrative Qukës.

Lidhur me pretendimet e tyre, bashkia e Përrenjasit informon se qytetarët mund të paraqesin dokumentet që vërtetojnë pronësinë për të cilën pretendojnë.

‘’Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave pranë bashkisë Përrenjas njofton se në datë 29.12.2020 ka filluar afishimi i pronave publike të tipit pyje dhe kullota.

Banorët që pretendojnë për sipërfaqe të caktuara të pronave të tipit pyje dhe kullota brenda sipërfaqeve pyjore, të bëjnë verifikimin e hartave të vendosura pranë drejtorisë së pyjeve dhe kullotave, Njësia Administrative Qukës. Të paraqesin nëse kanë dokumente që vërtetojnë pronësinë për të cilën pretendojnë. Dokumentet duhet të paraqiten brenda afatit prej 45 ditësh nga data 29.12.2020 deri më datë 11.02.2021’’, njofton zyrtarisht bashkia e Përrenjasit.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›