E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monumentet me qira, sot te Media

Shoqatat për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës do të jenë të ftuar sot në Komisionin Parlamentar të Medias dhe Edukimit, për tu shprehur lidhur me nismën e Ministrisë së Kulturës për dhënien me qira të rreth 40 monumenteve në të gjithë Shqipërinë.

Kjo nismë parashikon që subjektet private mund të marrin në përdorim objektet e trashëgimisë kulturore për ti mirëmbajtur dhe për të ushtruar me to aktivitet fitimprurës.

Kjo nismë pritet të shoqërohet me debate të ashpra në mbledhjen e sotshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›