E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Vetëvendosje mbledh 15 mijë firma kundër fusnotës

Peticioni i Lëvizjes Vetëvendosje, të cilin e kanë nënshkruar 15 mijë vetë, do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës me thirrjen “Mbrojeni Republikën”.

“Vullneti i qytetarëve të Kosovës u shpreh masivisht në mbrojtje të Republikës dhe kundër ‘fusnotës’ që rikthen Kosovën nën regjimin e 1244. Kanë qenë 15.000 qytetarë të Kosovës që kanë nënshkruar në datat 25 dhe 26 shkurt peticionin drejtuar Kuvendit të Kosovës për t’u mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për të kundërshtuar vendosjen e ‘fusnotës’ në emërtimin zyrtar të Kosovës” thuhet në një komunikatë të Vetëvendosjes.

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, u kanë bënë thirrje qytetarëve të Kosovës, që sot të dalin të protestojnë para Qeverisë së Kosovës, për të kundërshtuar marrëveshjen e fundit të arritur në kuadër të dialogut Kosovë Serbi.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, tha se me marrëveshjen e arritur më 24 shkurt, Kosova ka shënuar kthimin më të madh prapa, në nivelin politik me dekada të tëra. / Kosova.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›