E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni hetimor publikon sot raportin për Spahiun

Komisioni Hetimor për shkarkimin e ish nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu, publikon sot raportin final.
 

Komisioni, që përbëhet vetëm nga deputetë të mazhorancës, pritet t`i kërkojë Parlamentit shkarkimin e Spahiut, ndonëse ky i fundit dha dorëheqjen pak ditë më parë, për t`ju përkushtuar aleancës "Kuq e Zi".
 

Kryetari i komisionit parlamentar, Enkelejd Alibeaj deklaroi se në këtë raport do t`i rekomandohet edhe Prokurorisë, nisja e një procesi penal ndaj Spahiut me arsyetimin se ka shpërdoruar detyrën duke mos respektuar ligjin për komisionet hetimore.
 

Kreshnik Spahiu dha disa ditë më parë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të KLD-së, por deklaroi se çështjen e komisionit hetimor do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, me argumentin se Kuvendi nuk ka të drejtë kushteteuse për të vendosur për shkarkimin e tij.
 

Më herët gjatë muajit mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë u shoqërua me debate të ashpra, në lidhje me çështjen e nënkryetarit Kreshnik Spahiu, por megjithatë u pranua dorëheqja e tij.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›