Zbulohet komplot për vrasjen e Vladimir Putin
Mediat në Moskë thonë se agjentët e inteligjencës ruse dhe ukrainase kanë zbuluar një komplot që dyshohet se kishte qëllim vrasjen e kryeministrit të Rusisë, Vladimir Putin, pas zgjedhjeve presidenciale të 4 marsit.
Burime të njëjta flasin për arrestimin e grupit të të dyshuarve, të cilët thonë se janë urdhëruar nga lideri çeçen, Doku Umarov.
Mësohet se sulmuesit e dyshuar janë arrestuar në qytetin e Ukrainës – Odesa.
Sekretari për media i Putinit, Dmitri Peshkov, ka konfirmuar raportet, por nuk ka pranuar të bëjë komente.
Putin do të kandidojë në zgjedhjet e fundjavës së ardhshme për postin e presidentit të Rusisë. Ai ka shërbyer në këtë detyrë edhe në periudhën 2000-2008.(rel)