Monumenti i 100 vjetorit, zgjidhen pesë bocetet më të mira

Janë përzgjedhur pesë bocetet më të mira, nga 80 të paraqitura, për monumentin e 100- vjetorit të shpalljes së pavarësisë, së Shqipërisë. Emrat e artistëve fitues për mediat akoma nuk bëhen të ditur, por kryetari i jurisë Rubens Shima, shprehet se kryesisht anëtarët e jurisë kanë qënë në një mëndje për seleksionimin e më të mirave.
Por sipas Shimës vihet re një ndryshim konceptual midis artistëve shqiptarë dhe atyre të huaj.
Pesë bocetet fituese do ti dorëzohen komisionit shtetëror për100-vjetorin e pavarësisë, dhe më pas ata do të përzgjedhin fituesin. Por vendi, kostoja dhe përmasat, që do të ketë monumenti, akoma mbeten enigmë për të gjithë. Në konkurs janë parqitur 61 artistë shqipëtarë dhe të huaj me 80-të bocete prej ditës së enjte bocetet mund të shihen edhe publiku.