Lezhë, përplasen dy automjete, dy të plagosur
2 persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik në Lezhë. Ngjarja e ndodhur vetëm pak minuta më parë është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në zonën e quajtur kryqëzimi i “Kallmetit”, ku një makinë e tipit Alfa Romeo është përplasur me një tjetër automjet të tipit Audi dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy shtetas, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Dy të lënduarit janë dërguar menjëherë drejt Sitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe hetojnë për zbardhjen e rastit, ndërsa raportojnë paraprakisht se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve.