Monumenti i Pavarësisë, 450 mijë euro

Monumenti i Pavarësisë, i cili do të punohet në Austri, do të kushtojë gjithsejtë 450 mijë euro, bën të ditur drejtori i Galerisë Kombëtare të Shqipërisë, Rubens Shima.
Ai tha se punimi i këtij monumenti kërkon teknologji të preciozitetit të lartë, ndërsa teknologjia në Shqipëri është e dobët.
Sipas Shimës për monumentin duhet bronz special, teknologji e lartë ndriçimi, plus që edhe regjistrimi i Deklaratës së Pavarësisë me djegie me laser nuk bëhet dot në Shqipëri.
Shima bën të ditur se i gjithë monumenti do të punohet jashtë vendit dhe se çmimi i tij do të kapë gjithsej 353 mijë euro, plus 35 mijë eurot që do t’u jepen dy arkitektëve.