Qeveria Thaçi, nuk përfaqëson shumicën shqiptare

Përfaqësuesit e partive politike në Kosovë, kanë një dëshirë të madhe, që mendimet e tyre dhe debatet t’i zhvillojnë në rrjetet sociale.
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se qeveria e Kosovës, nuk përfaqëson shumicën shqiptare në Kosovë sepse shumica është opozitë.
Ai ka thënë se “baballarët” e demokracisë në Kosovë kurrë nuk kanë treguar shqetësim për këtë. Ata përkundrazi janë shumë të shqetësuar që mos po ju prishet demokracia e tillë me ardhjen e Ramush Haradinajt Kryeministër./Indekosnline/