Moodys ul vlerësimin për 6 banka gjermane
Agjencia e rejtingut kreditor, Moodys, ka ulur vlerësimin për gjashtë banka gjermane, përfshirë edhe bankën e dytë më të madhe në këtë vend, Commnerzbank, për shkak të rrezikut të shoqëruar me krizën e borxheve në Evropë.
Moodys ka njoftuar sot se e ka ulur për një shkallë vlerësimin e këtyre bankave: Commerzbank, DekaBank, DZ Bank, LBBW, Helaba dhe NordLB, e cila zbret dy shkallë më poshtë.
Moodys tha se këto gjashtë banka ballafaqohen me rrezikun në rritje të goditjeve të mëtejshme që burojnë nga kriza e borxheve në hapësirën euro, në kombinim me kapacitetin e kufizuar të absorbimit të humbjeve të bankave. / REL