Kosovë, mbi 650 të burgosur hyjnë në grevë urie

Burgu i Dubravës (foto Ridvan Slivova)
Kosovë – Mbi 650 të burgosur në Dubravë kanë nisur sot një grevë urie, për shkak të mos miratimit të ligjit për amnisti. Këshilli Grevist i burgut të Dubravës, përmes një komunikate ka njoftuar se greva nuk do të përfundojë derisa të miratohet ligji ashtu siç iu është premtuar nga qeveria, raporton Radio Televizioni i Kosovës.
Në letrën e Këshillit të Grevës, thuhet se në burgun e Dubravës dënimin e vuajnë mbi 1000 mijë të burgosur sonte pas orës 24 në grevë janë futur mbi 650 të burgosur dhe pritët që numri të rritet që nga mëngjesi pas njoftimit nga këshilli grevistë dhe ka gjasa qe kjo grevë të radikalizohet, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Këshilli i Grevës. Në burgun e Dubravës vuajnë dënimin mbi një mijë persona. /RTK/