Moon dënon sulmin në Jemen, kërkon zgjidhje për Sirinë

"Ky akt kriminal nuk mund të justifikohet për asnjë lloj arsyeje", deklaroi kreu i OKB-së, sipas një deklarate të publikuar nga organizata.
Ban Ki-Moon i bëri thirrje të gjithë popullit në Jemen të refuzonte përdorimin e dhunës në të gjitha format e saj dhe të luante një rol frytdhënës në zbatimin e marrëveshjes së tranzicionit politik.
Të paktën 96 trupa ushtarake humbën jetën nga një atentat në Sana, i kryer nga një kamikaz i veshur me uniformë ushtarake, i cili shpërtheu lëndën eksplozive që mbante në trup ndërkohë që ndodhej në mes të ushtarëve, të cilët po përgatiteshin për një paradë. Atentati u mor përsipër nga Al-Kaeda, në luftë të hapur me Presidentin e vendit Abdrabbuh Mansour Hadi, i cili mori postin në muajin shkurt.
Ndërkohë, duke folur për krizën në Siri, Ban Ki-moon, paralajmëroi se nevojitej një zgjidhje e menjëhershme dhe paqësore e situatës së krizës në të cilën ndodhet Siria.
"Sekretari i përgjithshëm i OKB-së deklaroi se ndodhemi para një momenti tepër kritik në kërkimin e një zgjidhjeje paqësore lidhur me krizën siriane dhe se ishte tepër i shqetësuar mbi rrezikun e degjenerimit të situatës drejt një lufte civile të përgjithshme", deklaroi zëdhënësi i kreut të OKB-së./Start/
2012-05-22 08:49