E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Shkollat pa ngrohje

Tiranë Mungesa e ngrohjeve nëpër shkolla ka qenë sot në fokusin e konferencës për shtyp të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Luan Rama, Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun theksoi se institucionet shtetërore nuk kanë reaguar ndaj situatës tejet të vështirë të krijuar për shkak të kushteve të rënda dhe të vështira atmosferike.

“Në mënyrë të veçantë dua të theksoj gjendjen tejet të rëndë dhe skandaloze në të cilën gjenden shkollat, pothuaj në të gjithë territorin e vendit, të cilat të gjendura në mungesën e kushteve të ngrohjes, e bëjnë pothuaj të pamundur zhvillimin normal të mësimit në parametrat optimalë që të mundësojë edhe efektivitetin e angazhimit të nxënësve, të studentëve, të mësuesve dhe të pedagogëve”-deklaroi Luan Rama.

Sipas Ramës, kjo situatë tejet e rëndë nxjerr në pah jo vetëm mungesën e angazhimit dhe të përgjegjshmërisë në investimet e kryera, por korrupsionin në investimet e kryera dhe nxjerr edhe një herë zbuluar demagogjinë dhe deklarata emfatike me të cilat shoqërohen inaugurimet e shkollave nga Tirana dhe në të gjithë territorin e vendit.

“Më lejoni t’ju kujtoj në këtë rast se disa kohë më parë Kryeministri i vendit pati deklaruar se do të çonte përpara përgjegjësisë penale të gjithë ata që nuk do të plotësojnë detyrimin për të garantuar ngrohjen dhe kushtet optimale në të gjitha shkollat e Shqipërisë”-vijoi më tej në reagimin e saj LSI-ja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›