E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, përcillet për në banesën e fundit mjeku Fatmir Thaçi

Mes dhimbjes dhe lotëve që sjell morti, mjeku Fatmir Thaçi, i ekzekutuar në enjten është përcjellë për në banesën e fundit në Durrës.
Homazhet për mjekun radiolog u zhvilluan fillimisht në banesën e tij, dhe më pas në spitalin e Durrësit. Më pas, rreth orës 12:30 kortezhi mortor me trupin e 52 vjeccarit u nis drejt varrezave të Durrësit.
Vecc, familjarëve, miqve dhe kolegëve, në ceremoninë mortore të mjekut radiolog ishin të pranishëm edhe autoritete të larta vendore në qytetin e Durrësit. Më parë në familjen e Fatmit Thaçit zhvilluan homazhe edhe deputetë të Durrësit. Mjeku radiolog, babai i dy fëmijëve u ekzekutua të enjten për motive xhelozie teksa punonte në spitalin e Durrësit.
Mjeku 52-vjeçar u qëllua me tre plumba në kokë nga 46- vjeçari Ali Lorja, i cili pas krimit i vetëdorëzua në polici.
Gjatë marrjes në pyetje në polici, Lorja pranoi se vrasjen e kishte kryer për xhelozi, pasi dyshonte se viktima kishte patur një lidhje intime me bashkëshorten e tij, të vetëhelmuar disa muaj më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›