E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moore: Osama nuk është vrarë, është ekzekutuar

Osama bin Laden nuk është vrarë, por është ekzekutuar, ka deklaruar regjisori, fitues i Çmimit Oscar Michael Moore.
 

Moore përmes Twiter-it ka ftuar administratën e Obamës të prezantojë të gjitha të dhënat lidhur me vdekjen e Osama Bin Ladenit.
 

Ai ka shfaqur bindjen se Bin Ladeni është dashur të gjykohet dhe ka paraqitur teorinë se Pakistani udhëheqësin e Al Kaidës e mbante në paraburgim shtëpiak.
 

"Mendja e shëndosh na thotë se ai është ekzekutuar. Dhe ekzekutimi ka qenë i planifikuar gjatë gjithë kohës. Thjesht na e thoni dhe pushoni të na trajtoni si fëmijë, kam besim tek Obama, por gjatë tre ditëve kemi dëgjuar tre rrëfime të ndryshme. Pati të shtëna. E përdori bashkëshorten si mburojë të gjallë. Nuk ka qenë i armatosur, tani del se asnjëri nga këto rrëfime nuk është i vërtetë", ka thënë Moore.
 

Moor ka thënë se Pakistani e mbante Osamën në paraburgim shtëpiak dhe ai bëri pyetjen: Ku kanë qenë rojat e Osamas në kohën e aksioneve të ushtrisë amerikane.
 

"Nuk ka pasur sepse Pakistani ka qenë i lidhur me të!", ka thënë Moore i bindur se Osama ka qënë që prej vitesh “larg dhe jashtë punës”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›