Rusia kritikon Grupin e Kontaktit për Libinë

Rusia është e pakënaqur me faktin se “Grupi i Kontaktit për Libinë”, po merr rolin drejtues në kurriz të Këshillit të Sigurimit.
Sergei Lavrov tha se grupi i vetëkrijuar po përpiqet të marrë rolin udhëheqës "në përcaktimin e axhendës globale rreth Libisë".
Komentet e Lavrovit u bënë gjatë takimit në Moskë me homologun e tij kinez dhe vetëm një ditë pas vendimit të “Grupit të Kontaktit”, që të ndihmojnë financiarisht rebelët libianë.