E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Kaida konfirmon vdekjen e bin Ladenit

Përmes një deklarate në internet grupi terrorist Al Kaida ka konfirmuar vdekjen e Osama bin Ladenit, kreut të kësaj organizate.

Deklarata është publikuar në forumet e xhihadistëve.

Lajmi bëhet i ditur nga saiti i Intelligencës, një grup sigurie, monitorues i internetit në SHBA.

"Gjaku i tij nuk do të shkojë dëm por do të vazhdojë të godasë amerikanët dhe aleatët e tyre", thuhet në komunikatën xhihadiste.

Udhëheqësi i rrjetit terrorist të Al Kaeda u vra në një operacion të forcave amerikane në Pakistan ndërsa lajmi i vrasjes së tij u dha nga presidenti i SHBA-së Barack Obama i cili ka theksuar se vdekja e tij është fitore e madhe kundër terrorizmit

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›