E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: BE e shqetësuar për lirinë e shprehjes në Ballkan

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle deklaroi se BE-ja është e shqetësuar për gjendjen aktuale të lirisë së shprehjes në vendet e Ballkanit perëndimor.

Sipas tij, mediat në vendet e Ballkanit perëndimor dhe Turqi ballafaqohen me frikësime, presione politike dhe ekonomike në përpjekjet për të mbrojtur lirinë e shprehjes.

"Të gjitha këto tre lloje të rrezikimit të lirisë së shprehjes paraqesin sulm në vetë zemrën e sistemit demokratik dhe vlerave tona të përbashkëta", ka thënë Fyle.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›