The Daily Caller zbardh detajet e fotografise se Rames me Obamen
Kjo foto që kreu i socialistëve Rama e publikoi në hapjen e fushatës elektorale mund te kete kushtuar 80 mije dollare. Lajmi publikohet nga gazeta amerikane “The daily callers” në faqen e saj online. Sipas gazetës fotografia mendohet se është bërë në një darkë për mbledhje fondesh në 8 tetor 2012 në San Francisko.
Rama besohet se ka qenë i ftuar nga rezidenti shqiptar në Nju Xhersi Bilal Shehu, i cili kontribuoi me 70 mijë dollarë për fondin e fitores së Obamës në 28 shtator të vitit 2012. Shehu është bashkëpronar i një komapnie limuzinash në Hauthorne, Nju Xhersi, dhe nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment publik për këtë fakt. Shehu i cili është fotografuar disa gerë me Ramës, duke u bazuar nga fotografitë në faqen e tij të facebook-ut, nuk kishte dhuruar asnjëherë më parë fonde për një fushatë elektorale në Amerikë, dhe as bashkëshortja e tij Aida e cila dhuroi dhe 10 mijë dollarë të tjerë në fondin e fitores së Obamës në 2012.
Në 2012, menjëherë pas takimit me Obamën, Rama ka shkruar në faqen e tij të Tuiterit, "Ne fund një takim i paharrueshëm me Presidentin Obama! Fat dhe nder për shqiptarët ky mik i madh në Shtëpinë e Bardhë." Gazeta nënvizon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë influencuar në Shqipëri sidomos muajin e fundit në përpjekje për t’i dhënë fund situatës për rindërtimin e komisionit qendror të zgjedhjeve.