Ballkani së shpejti me BALPOL, policia kundër krimit e korrupsionit rajonal
Podgoricë- BALPOL, policia ballkanike, që do të merret me shpartallimin e kriminalitetit, korrupsionit dhe imigrimeve ilegale, do të funksionojë shumë shpejt në Ballkan, sipas Radio Evropa e Lirë.
Kjo ide ka ardhur nga shefi i diplomacisë malazeze Igor Lukshiq, i cili këtë propozim ia ka drejtuar edhe Komisionerit Evropian për zgjerim Stefan Fyle.
Mësohet se Stefan Fyle ka rënë dakort me këtë ide.
Koncepti i ri bashkëpunimit policor rajonal do të përfshinte Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.