Moore mesazh Berishës e Ramës:Të respektohen ligjet, fushatë profesionale
Drejtori për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore i ka bërë apel dy liderëve kryesore të politikës shqiptare, kryeministrit Berisha dhe kryesocialistit Rama të zbatojnë ligjet dhe të zhvillojnë një fushatë profesionale.
Në një konferencë për mediat nga ambasada amerikane, Moore ka theksuar se të gjitha palët në Shqipëri duhet të punojnë në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.
Kam një mesazh për kreun e opozitës, Rama dhe kryeministrin Berisha. Të respektohen ligjet, fushata të jetë profesionale dhe zgjedhjet të jenë të mira. Gjithashtu të punohet për të çuar përpara Shqipërinë, në rrugën integruese dhe institucionet të sillen në mënyrë ligjore për zgjdhjet tha Moore.
Gjithashtu diplomati amerikan ka theksuar se janë ngritur pikëpyetje për votimin e 15 Prillit në Kuvend ku u vendos për largimin e anëtarit të LSI-së në KQZ Ilirjan Muho.
Jemi të shqetësuar për balancën në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Për KQZ ka argument ligjor që vë në pikëpyetje mënyrën si ka vepruar Parlamenti. KQZ duhet të ketë 5 anëtarë që të zhvillojë zgjedhjet. Duhet plotësimi i struktures së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Janë ngritur pikëpyetje për votimim e 15 prillit në Kuvend. Kemi arsye të mendojmë se zgjedhjet do të procedojnë, palët t’i përgjigjen me përgjegjësi shtoi Moore.
Diplomati amerikan gjithashtu theksoi se ka marrë sigurinë nga politikanët shqiptar se do të njohin rezultatet e zgjedhjeve të 23 qershorit ndërsa shtoi se SHBA-ja është e shqetësuar për klimën e tensionuar politike parazgjedhore në Shqipëri.
E rëndësishme është që shqiptarët të kenë besim tek zgjedhjet dhe te rezultati i tyre. Politikanët me të cilët jam takuar më kanë siguruar se do të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. Jemi të shqetësuar nga tensioni politik para zgjedhjeve ka theksuar Moore.
vijon..