E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: PS të dërgoj emrat në Kuvend. Sequi: Të ndërtohet besimi tek votuesit

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka kërkuar nga Partia Socialiste të dërgojë dy propozimet e saj për anëtarë të KQZ-së në Kuvend.

Në një prononcim për mediat, ambasadori Wollfarth i ka bërë thirrje partive politike për dialog.

Ai gjithashtu i ka rikujtuar politikës shqiptare rekomandimet e ODIHR-it për zhvillimin e zgjedhjeve sipas standarteve ndërkombëtare.

Ndërsa ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka theksuar se është shumë i rëndësishëm ndërtimi i besimit tek votuesit.

Sipas ambasadorit është shumë e rëndësishme që procesi zgjedhor të jetë i bazuar tek besimi dhe standardet.

Do të doja të përsëris mesazhin e Baroneshës Ashton, pasi ky është mesazhi i BE për Shqipërinë. Për Bashkimin Europian është thelbësore që zgjedhjet të zhvillohen sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare. Kjo është më rëndësi pasi ku do të jetë një test për një fuksionim sa më të mirë të institucioneve demokratike dhe gjithashtu për të pasur progres në rrugën drejt Bashkimit Europian. Një mesazh tjetër që tha Baronesha Ashton është edhe pavarësia e institucioneve dhe gjithashtu do të doja të theksoja edhe një mesazh të fuqishëm që është ndërtimi i besimit te votuesit. Sipas pikëpamjes evropiane, është ndërtimi i këtij besimi, ajo për të cilën kanë nevojë shqiptarët është shprehur Sequi.

Ndërkohë më pas ambasadori i BE-së Sequi është takuar me kryesocialistin Edi Rama në selinë rozë ku pritet që në qendër të diskutimeve të jenë vendet vakante në KQZ dhe propozimet e PS-së për dy anëtarët e këtij institucioni pas dorëheqjes së Denar Bibës dhe Albana Shtyllës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›